Qershor 11, 2022 14:59 Europe/Tirane

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se strategjia e Teheranit dhe Karakasit për t'u përballur me armikun është rezistenca.

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro sot (e shtunë) u takua me presidentin iranian Sejed Ebrahim Ra'isi pas një pritjeje zyrtare që iu bë atij në Pallatin Saadabad në Teheran.

Gjithashtu, në prani të Ra'isit dhe Maduros, u nënshkrua një dokument për bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik 20-vjeçar midis Teheranit dhe Karakasit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Ra'isi të shtunën në një konferencë të përbashkët për shtyp me Nikolas Maduro në Teheran, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit ka kërkuar gjithmonë marrëdhënie me vendet e pavarura në fushën e politikës së jashtme dhe Venezuela përballë sanksioneve të armiqve dhe imperializmit, ka treguar një rezistencë dhe qëndresë të lartë".

Ebrahim Ra'isi i quajti marrëdhëniet midis Teheranit dhe Karakasit strategjike dhe shtoi: "Marrëdhëniet tona vëllazërore do të vazhdojnë dhe nënshkrimi i një dokumenti 20-vjeçar mes dy vendeve tregon këtë vendosmëri të të dy vendeve".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Sanksionet dhe kërcënimet kundër Iranit kanë qenë të shumta gjatë 42 vitet e kaluara dhe populli iranian ka vendosur t'i kthejë sanksionet në një mundësi për zhvillimin dhe progresin e vendit. Ashtu siç ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, politika e presionit maksimal ndaj Iranit ka dështuar keq, dhe kjo është një pikë e fitores për Iranin dhe një pikë e dështimit për armiqtë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: “Vullneti i popullit, i qeverisë dhe i presidentit të Venezuelës ka qenë që t'i kundërvihen sanksioneve dhe sot ka filluar rritja ekonomike e këtij vendi; kjo është një shenjë e mirë që dëshmon për të gjithë se rezistenca po funksionon dhe po e detyron armikun të tërhiqet.

Ra'isi shtoi: "Janë ndërmarrë hapa të mirë në Iran për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik me Venezuelën dhe kompanitë me bazë shkencore dhe parqet shkencore dhe teknologjike janë të gatshme të transferojnë përvojat e tyre në këtë fushë në Venezuelë".

Ndërkohë presidenti venezuelian Nicolas Maduro deklaroi: "Ekzistojnë fusha të ndryshme të rëndësishme si energjia, nafta dhe gazi, petrokimia dhe rafineritë për bashkëpunim midis Iranit dhe Venezuelës".

Presidenti i Venezuelës njoftoi gjithashtu se një fluturim i drejtpërdrejtë nga Karakasi për në Teheran dhe anasjelltas do të nisë nga 18 korriku i këtij viti.

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Maduro tha: "Të rinjtë iranianë dhe venezuelas duhet ta dinë se bota e së ardhmes është një botë e barazisë dhe drejtësisë që qëndron kundër imperializmit.

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbërriti në Teheran të premten.

Tags