Qershor 11, 2022 16:11 Europe/Tirane

Tapeti i punuar me dorë është një nga artizanalet më të bukura dhe më të njohura iraniane me famë botërore.

Data 20 khordad në kalendarin iranian që përkon me 10 qershor, është Dita Ndërkombëtare e Artizanalit dhe kjo ditë në Iran quhet edhe Dita Kombëtare e Tapetit. Tabriz, Isfahan, Nain, Kashan, Shiraz, Kom dhe Mashhad janë qendra të rëndësishme të thurjes së tapetave dhe prodhimit të tapetit të thurur me dorë në Iran.

Tapetet iraniane të punuar me dorë me ngjyra natyrale dhe lesh të tjerr me dorë janë bërë shkak që të kenë shumë simpatizues në vende të ndryshme të botës. Tapeti i thurur me dorë është kulmi i artit origjinal iranian që është i përzier me identitetin dhe kulturën iraniane.

Tapeti i punuar me dorë në Tabriz, provinca e Azerbajxhanit Lindor (në veriperëndim të Iranit) aktualisht është përzgjedhur nga Këshilli Botëror i Artizanaleve si qyteti botëror i thurjes së tapetit dhe njihet si nëna e tapetave të thurura me dorë në botë.

Arti i thurjes së tapetave me dorë në Tabriz daton që nga periudha e dinastisë Safavide dhe ky qytet është një nga qendrat e thurjes së tapetave me dorë në Iranit dhe në botë, i cili luan një rol të rëndësishëm në zgjerimin e traditave dhe prezantimin e artit të tapetit iranian.

Tags