Qershor 15, 2022 16:02 Europe/Tirane

Ceremonia e nënshkrimit të 9 dokumenteve të bashkëpunimit ndërmjet Teheranit dhe Ashkabadit u mbajt në prani të presidentëve të Iranit dhe Turkmenistanit në kompleksin kulturor-historik Saadabad në Teheran.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se pas ceremonisë zyrtare të mirëpritjes në kompleksin Saadabad, janë nënshkruar dokumentet e bashkëpunimit bilateral mes të dy vendeve në fushat e zhvillimit të transportit transit, shkëmbimeve shkencore dhe kulturore, mbrojtjes së mjedisit, kulturës, shkëmbimeve tregtare-ekonomike midis ministrave të Iranit dhe Turkmenistanit gjatë një ceremonie në prani të presidentit të Iranit dhe Turkmenistanit
Pas ceremonisë së nënshkrimit, presidentët e Iranit dhe Turkmenistanit, Sejed Ebrahim Ra'isi dhe Serdar Berdimuhamedow, morën pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e organizuar nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit për presidentin e Turkmenistanit u mbajt sot (e mërkurë) në Kompleksin Kulturo-Historik Saadabad në Teheran, pas së cilës Ebrahim Raisi dhe Serdar Berdimuhamedow zhvilluan një takim dypalësh.
Presidenti i Turkmenistanit mbërriti në Teheran me ftesë zyrtare të presidentit të Iranit, Sejed Ebrahim Ra'isi, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik.

Tags