Qershor 16, 2022 15:11 Europe/Tirane

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë tension me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike".

"Marrëdhënia e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike janë marrëdhënie të përcaktuar dhe të bazuar në masat mbrojtëse dhe në traktatin NPT,"- deklaroi Muhamed Islami, kreu i kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, gjatë një vizite në agjencinë e lajmeve Iran Press. Ai në një interviste ekskluzive me këtë agjenci të lajmeve, tha: "Irani gjithnjë ka vepruar në përputhje me rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe ka marrëdhënie të ngushta me këtë organizëm ndërkombëtar. Irani ka të drejtë të ketë program bërthamor në përputhje me ligjin dhe se dokumenti për programin bërthamor të Iranit i është dorëzuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në mënyrë plotësisht transparente".
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit theksoi: "Doktrina e mbrojtjes së Iranit bazohet në armët me precizitet të lartë, jo në prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe se kjo doktrinë nuk do të ndryshojë kurrë".

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit tha se pasurimi i uraniumit në Iran bëhet rreth 5 deri në 20 për qind sepse në këtë nivel janë përcaktuar nevojat e industrisë bërthamore të Iranit.

Muhamed Islami shtoi: “Fatkeqësisht, drejtori i përgjithshëm i ANEA, në kundërshtim me rregullat, përsëriti fjalët e zyrtarëve të regjimit sionist, në kohën kur Irani ka pranuar disa kufizime të ANEA sipas marrëveshjes bërthamore, me qëllim të ndërtimit të mirëbesimit”. 

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu tha se Irani nuk e ka mbyllur monitorimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) të objekteve të tij bërthamore, por vetëm janë mbledhur kamerat e vëzhgimit shtesë, ndërsa shtoi se zyrtarët e ANEA duhet të lirohen nga robëria sioniste dhe të mos e diskreditojnë më tepër se kaq këtë institucion ndërkombëtar".
Në kohën kur bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe kthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, pothuajse kanë ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik në Uashington, Amerika dhe trojka evropiane (Gjermania, Britania dhe Franca) janë nën presion nga regjimi sionist dhe Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kanë miratuar një rezolutë kundër Iranit.
Rezoluta shpërfill bashkëpunimin e gjerë të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në mirëbesim; për këtë arsye, Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi gjithashtu ndërprerjen e funksionimit të kamerave të vëzhgimit online të ANEA në Iran.

Tags