Qershor 22, 2022 13:49 Europe/Tirane

Panairi i parë i specializuar “Prodhimi iranian dhe kompanitë me bazë shkencore” po mbahet në qendrën e Panaireve Ndërkombëtare të Shirazit me pjesëmarrjen e kompanive të ndryshme.

Panairi i parë i specializuar "Prodhimi iranian dhe kompanitë me bazë shkencore" është hapur në Shiraz me qëllim të shfrytëzimit të potencialeve të kompanive me bazë shkencore për të përfituar nga ato dhe për të rritur prodhimin në industri të ndryshme në Iran, duke përfshirë industritë petrokimike, naftës dhe gazit, ushqimore, bujqësisë, mjekësisë etj., dhe për katër ditë (21-24 qershor 2022) mirëpret aktivistë ekonomikë, elita, sipërmarrës, biznismen dhe prodhues.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se një kompani iraniane me bazë shkencore që merr pjesë në panairin e Shirazit ka prodhuar më shumë se 40.000 pjesë të vogla dhe të mëdha teknologjike në fusha të ndryshme si në fushat e hapësirës ajrore, naftës, gazit dhe petrokimike, industrisë ushqimore, industrisë farmaceutike-mjekësore dhe termocentraleve.
Me ndihmën e njësisë së saj kërkimore, kjo kompani mer bazë shkencore ka mundur të prodhojë pjesët më komplekse të rëndësishme të kërkuara nga industri të ndryshme në Iran për herë të parë përmes inxhinierisë së kundërt dhe të heqë pengesat kryesore nga rruga e prodhimit kombëtar.
Një tjetër kompani iraniane me bazë shkencore ka mundur të natyralizojë dhe prodhojë më shumë se 30 produkte të sanksionuara në tre vitet e fundit, produktet e të cilave përdoren në fushat e naftës dhe gazit, petrokimisë, plehrave dhe industrive ushtarake.
Produkti më i rëndësishëm i kësaj kompanie me bazë shkencore është prodhimi i deodoratorit të gazit të qytetit, i cili më parë importohej nga Franca dhe për shkak të sanksioneve nuk importohej më në Iran, por që tashmë është natyralizuar dhe prodhuar në Iran.
Një tjetër kompani me bazë shkencore dhe pjesëmarrëse në panairin e parë të specializuar “Prodhimi iranian dhe kompanitë me bazë shkencore” në Shiraz, ka prodhuar një pajisje për numërimin e objekteve të vogla dhe kjo pajisje kryen numërimin e objekteve të vogla në mënyrë krejtësisht inteligjente për herë të parë në Iran.
Projektimi dhe ndërtimi i sistemit "relay box" një pajisje më e testuar në sektorin industrial është një tjetër produkt i prodhuar nga kjo kompani iraniane me bazë shklencore, sistemi "relay box" i së cilës është projektuar dhe ndërtuar për herë të parë në botë dhe në Iran.

Tags