Qershor 23, 2022 14:27 Europe/Tirane
  • Një gjykatë iraniane dënon SHBA-të në rastin e familjes së martirëve bërthamorë të Iranit

Departamenti për Çështje Ndërkombëtare i Sistemit Gjyqësor dhe Shtabi për të Drejta të Njeriut i Republikës Islamike të Iranit njoftoi lëshimin e një dënimi ndaj Amerikës në dosjen gjyqësore të disa familjeve të dëshmorëve bërthamorë të Iranit kundër qeverisë, institucioneve dhe zyrtarëve amerikanë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi së në kuadër të veprimeve reciproke juridiko-gjyqësore kundër qeverisë së Amerikës, duke marrë parasysh padinë e ngritur nga disa familje të martirëve bërthamorë të Iranit kundër qeverisë, institucioneve dhe zyrtarëve të Amerikës në Degën 55 të Gjykatës së Teheranit me qëllim të kundërshtimit dhe parandalimit të shkeljeve të zotimeve ndërkombëtare dhe sjelljes në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar nëpërmjet mbështetjes dhe ndihmës ndaj regjimit sionist në kryerjen e akteve terroriste që rezultuan në martirizimin e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit dhe shkaktimin e dëmeve fizike, psikologjike dhe financiare për familjet e tyre, kjo gjykatë dënoi Amerikën me 4 miliardë e 300 milionë dollarë si dëmshpërblim për dëmet materiale, morale dhe ndëshkuese.
Sipas vendimit të kësaj gjykate të Teheranit, shuma prej 2 miliardë e njëqind e pesëdhjetë milionë dollarë është konsideruar për shkak të dëmit material dhe moral të shkaktuar ndaj paditësve dhe po aq është dënuar si dëm ndëshkues.
Paditësit në këtë dosje gjyqësore janë familjet e tre shkencëtarëve dëshmorë bërthamorë të Iranit dhe një shkencëtari bërthamor invalid dhe tre bashkëshortet e martirëve bërthamorë, të cilat në këtë rast janë invalide dhe viktima të terrorizmit.
Të pandehurit në këtë rast janë 37 individë dhe subjekte amerikane, duke përfshirë qeverinë amerikane, Barack Obama, Donald Trump, Departamentin Amerikan të Shtetit, Brian Hook, Mike Pompeo, Ashton Carter, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Baza ligjore për juridiksionin e kësaj gjykate është Ligji për Juridiksionin e Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit për të dëgjuar paditë civile kundër qeverive të huaja dhe rregulloret e tij ekzekutive.
Është e nevojshme të shpjegohet se pas pranimit dhe regjistrimit të dosjes paditëse, trupi gjykues ua ka dërguar kërkesën dhe shtojcat me përkthim zyrtar të pandehurve dhe pavarësisht njoftimit të tyre nëpërmjet zyrës për mbrojtjen e interesave të Republikës Islamike të Iranit, të pandehurit nuk janë paraqitur në gjykatë dhe nuk kanë dërguar asnjë mbrojtje mbrotje me shkrim.

Tags