Qershor 23, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Urdhër i Presidentit iranian për të ndihmuar popullin e goditur nga tërmeti në Afganistan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Gjysmëhëna e Kuqe dhe provincat e Iranit Sistan dhe Baluçestan dhe Khorasanit Jugor duhet të përshpejtojnë ndihmën humanitare për popullin e goditur nga tërmeti në Afganistan.

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të enjten në mbrëmje shprehu ngushëllimet e tij për popullin e Afganistanit dhe theksoi se autoritetet duhet të punojnë për të ndihmuar popullin mysliman dhe të përvuajtur të këtij vendi. Duke thënë se Republika Islamike e Iranit ka qenë gjithmonë pioniere në ndihmat humanitare, Raisi shtoi: “Gjysmëhëna e Kuqe duhet të përshpejtojë ndihmën humanitare për popullin e goditur nga tërmeti të këtij vendi dhe provincat kufitare të Sistan dhe Baluchestanit dhe Khorasanit të Jugut duhet të marrin masa emergjente në këtë fushë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Është detyra jonë humanitare ndaj popullit të shtypur të Afganistanit, të ndihmojmë këtë popull i cili për vite me radhë është shtypur nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara dhe këto ditë po masakrohet nga grupet terroriste". Lidhur me këtë, anëtarët Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane sapo mbërritën në Afganistan, gjatë dorëzimit të ndihmave u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së këtij vendi, dhe diskutuan për mënyrën e ofrimit të shërbimeve për viktimat e tërmetit.

 

Tags