Gusht 05, 2022 20:14 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë negociatat për heqjen e sanksioneve anti-iraniane në Vjenë

Ekipi i ekspertëve nga Republika Islamike e Iranit hyri në hotelin Coburg Vienna në kryeqytetin austriak për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksioneve anti-iraniane.

Sipas IRNA, ekipi negociator i Republikës Islamike të Iranit i kryesuar nga Ali Bagheri Kani, ndodhet në Vjenë për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksioneve. Diplomatët iranianë theksuan: Stabiliteti i marrëveshjes varet nga ekuilibri i saj dhe nga siguria kundrejt sigurisë.  Sipas diplomatëve iranianë: Çështjet e supozuara të mbrojtjes janë krijuar nga presioni politik dhe kanë vazhduar me presion politik dhe janë të natyrës politike dhe në të ardhmen nuk duhet të përdoren si pretekst për abuzim kundër Iranit. Diplomatët iranianë për atmosferën e bisedimeve në Vjenë deklaruan: Tani janë orët vendimtare dhe sa më parë duhet t’i jepet siguri palës iraniane. Raundi i ri negociatave në Vjenë filloi këtë javë. Ekspertët e Republikës Islamike të Iranit së bashku me Behrouz Kamalvandi zëdhënësin e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit kanë hyrë sot në hotelin Coburg Vienna për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksioneve. Negociatat e fokusuara në heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Republikës Islamike të Iranit kanë arritur progres për shkak të iniciativave të ekipit negociator iranian, por zvarritja e qeverisë "Joe Biden" për të kompensuar veprimet e paligjshme të qeverisë së mëparshme amerikane dhe vazhdimi i fushatës së presionit maksimal ka sjellë dyshime në seriozitetin e këtij vendi për t'u kthyer në JCPOA dhe kjo ka zgjatur procesin e bisedimeve. Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar shumë herë se duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara ishin pala që shkeli JCPOA, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes, duke hequr sanksionet dhe duke dhen garanci të verifikueshme për zbatimin e detyrimeve të Amerikës.

Tags