Shtator 22, 2022 08:09 Europe/Tirane
  • Fillimi i paradës së Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit

Parada e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, për nder të 42-vjetorit të Mbrojtjes së Shenjtë, filloi sot (e enjte) në Teheran dhe qendra të tjera provinciale të Iranit.

Sipas raportit të zyrës së marrëdhënieve me publikun të Ushtrisë iraniane, ceremonia e paradës së 22 Shtatorit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, me rastin e përkujtimit të 42 vjetorit të Mbrojtjes së Shenjtë filloi në Teheran dhe në qendra të tjera krahinore të vendit, me praninë e komandantëve dhe të funksionarëve të lartë kombëtarë e ushtarakë dhe të njësive të ndryshme të Forcave të Armatosura. Kjo ceremoni filloi në qytetin Bandar Abbas me prezencën e Mohammed Baker Ghalibaf, Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit ku do të  parakalojnë njëkohësisht njësitë lundruese sipërfaqësore dhe nëndetare të Ushtrisë dhe IRGC-së. Kjo paradë masive mbahet çdo vit në datën 22 Shtator, në të njëjtën kohë me ditën e parë të Javës së Mbrojtjes së Shenjtë, me pjesëmarrjen e Ushtrisë, IRGC-së dhe njësive të ndryshme luftarake. Në këtë paradë shfaqen arritjet dhe aftësitë e reja mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags