Shtator 22, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Gjeneral-major Bagheri: Nuk do të tolerojmë ndryshimin e kufijve të rajonit dhe nuk do të heshtim përball tij

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Nuk do të tolerojmë ndryshime në kufijtë e rajonit dhe këshillojmë dy vendet e Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë të zgjidhin problemet e tyre me mjete paqësore dhe nëpërmjet dialogut".

Duke iu referuar zhvillimeve të vazhdueshme mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, gjeneral-major Muhamed Bagheri theksoi: "Përdorimin e konfliktit të armatosur dhe luftës nuk e tolerojmë dhe nuk do të qëndrojmë të heshtur përballë tij".
Kufiri i përbashkët i Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë ka qenë arenë e luftimeve të ashpra mes ushtarëve të dy vendeve më 12 dhe 13 shtator. Secili prej të dy vendeve akuzojnë njëri-tjetrin për fillimin e luftimeve. Në këto luftime u vranë dhe u plagosën me dhjetëra ushtarë të Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral-major Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, sot (e enjte) gjatë ceremonisë së paradës së Forcave të Armatosura me rastin e fillimit të javës së Mbrojtjes së Lavdishme, deklaroi se në historinë e Iranit, Mbrojtja e Lavdishme është fillimi i jetës së re të kombit iranian për të bërë histori dhe konsiderohet se luan një rol të madh në ndryshimin e ekuacioneve dhe gjeometrisë së fuqisë globale, ndërsa theksoi: "Me kalimin e kohës, ky ndikimi po bëhet më i dukshëm se në të kaluarën".
Gjeneral-major Bagheri vuri në dukje se kombi iranian ka dëshmuar gjithmonë se është një komb paqësor dhe tha: "Fuqia ushtarake e Iranit është vetëm për mbrojtje dhe sot ajri, toka, deti dhe hapësira dhe misionet e forcave të armatosura tregojnë shpërthimin e fuqisë së Republikës Islamike të Iranit".
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit theksoi: "Kjo fuqi parandaluese ka krijuar stabilitet, i cili ka krijuar terrenin për përparimin e gjithanshëm të vendit, të cilin ia detyrojmë rezistencës epike dhe qëndresës së bijve të këtij kombi në luftën kundër armiqve".

Tags