Shtator 22, 2022 17:07 Europe/Tirane
  • Prezantimi i pajisjeve më të fundit të avancuara të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare të Iranit në paradën e javës së Mbrojtjes së Lavdishme

Katër forcat e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Gardës së Revolucionit Islamik prezantuan pajisjet e tyre më të fundit ushtarake të avancuara në paradën e forcave të armatosura me rastin e javës së Mbrojtjes së Lavdishme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në Teheran sot (e enjte) u mbajt një paradë ushtarake me rastin e javës së Mbrojtjes së Lavdishme me pjesëmarrjen e njësive tokësore, të mbrojtjes kundërajrore, ajrore dhe detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit pranë mauzoleut të Imam Khomejni (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Në paradën e njësive të forcave tokësore të ushtrisë së Iranit u prezantuan dronët Mohaxher 6, Mohaxher 4, Mohaxher Novin, Yasir, Arash, Ababil 4 dhe Raad 85.
Gjithashtu u ekspozuan bombat Ghaem 1 dhe Ghaem 5. Gjatë kësaj parade ushtarake u prezantua për herë të parë edhe një mostër e raketave të sistemit të mbrojtjes ajrore Khordad 3 me një rreze veprimi prej 200 km. Gama e zbulimit të këtij sistemi është 144 km dhe mund të përballet me 4 objektiva njëkohësisht.
Raketa balistike "Rezvan" tokë-tokë e Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit u zbulua gjithashtu për herë të parë gjatë paradës së 22 shtatorit pranë mauzoleut të Imam Khomejnit.
Gjeneralmajor Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në margjinat e paradës së Forcave të Armatosura, me rastin e fillimit të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme, deklaroi: "Ne jemi në krye të teknologjisë në fushën e prodhimit të dronëve”.
Sardar Salami në lidhje me raketën Rezvan, tha: "Kjo raketë është e avancuar, balistike dhe pikante, e cila hyn në atmosferën e tokës me shpejtësi tetë herë më të madhe se shpejtësia e zërit".

Tags