Shtator 23, 2022 11:52 Europe/Tirane
  • Protesta për të dënuar aktet e dhunshme në Teheran dhe në të gjithë Iranin

Qytetarët e Teheranit së bashku me qytetareët e qyteteve të tjera në mbarë Iranin sot pas namazit të së premtes, po protestojnë për të dënuar veprimet përçarëse dhe aktet e dhunës të disa elemetnëve ndaj objekteve fetare dhe përdhosjen e hixhabit të grave dhe shkatërrimin e vendeve publike.

Duke pasur parasysh vedprimet e dhunshme dhe fyerjet e disa elementëve destruktivë ndaj simboleve të shenjta dhe shkatërrimin e pronave publike dhe private në disa qytete të Iranit, sot qytetarët iranianë protestojnë për të dënuar këto veprime në të gjithë vendin me pjesëmarrjen e shtresave të ndryshme të popullit iranian.

Para fillimit të namazit të xhumasë në Teheran u mbajt edhe ceremonia e zisë me rastin e përvjetorit të Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe me rastin e martirizimit të Imam Hasan Moxhtaba (a.s.) dhe Imam Riza (a.s.).

Pjesëmarrësit në këtoi tubime hidhnin sloganin "Ja Husejn" (a.s.), duke treguar neverinë e tyre ndaj atyre që fyenin flamurin e dëshmorëve.

Tags