Shtator 23, 2022 14:19 Europe/Tirane
  • Qytetarët iranianë protestojnë kundër trazirave, pasigurisë dhe thyerjes së normave në qytete të ndryshme të Irani

Qytetarët iranian në qytete të ndryshme të Iranit Islamik dhe në Teheran të premten, pas ceremonisë së namazit të xhumasë, protestuan kundër trazirave, pasigurisë dhe veprimeve të elementëve destruktiv që thyejnë normat e rendit.

Sulme elementëve destruktiv ndaj pronave publike dhe private dhe kundër forcave të sigurisë dhe rendit me pretekstin e vdekjes së Mehsa Amini janë raportuar të enjten mbrëma në Teheran dhe disa qytete iraniane.

Në këto trazira, nga sulmi i elementëve destruktiv dhe terrorist nuk u kursyen as automjetet e shpëtimit, autoambulancat dhe zjarrfikësit dhe deri më tani janë lënduar dhe shtruar në spital disa teknikë mjekësorë dhe punonjës të ekipoeve të emergjencës, ndërsa janë shkatërruar 61 autoambulanca.

Sipas Alireza Zakani, kryebashkiaku i Teheranit, ditët e fundit janë dëmtuar 23 automjete zjarrfikëse, 43 autobusë dhe 54 stacione janë shkatërruar me pretekstin e protestës.

Gjithashtu, një numër i forcave të policisë që kishin ndërmarrë veprime për të parandaluar shkatërrimin e pronës publike, janë sulmuar dhe vrarë nga elementë destruktivë.

Pavarësisht këtyre akteve të dhunshme dhe destruktive nga disa elementë të trazirave dhe përpjekjeve të mediave të huaja për të provokuar opinionin publik, sot raportohet një atmosferë e qetë në të gjithë Iranin.

Në këtë kuadër, pas ceremonisë së namazit të xhumasë, besimtarët myslimanë dhe qytetarët e tjerë iranianë kanë protestuar në qytete të ndryshme të Iranit Islamik për të dënuar veprimet e dhunshme të elementëve destruktiv, ndërsa protestuesit kanë hedhur slogane dhe kanë dënuar trazirat e dhunshme, pasigurinë dhe veprimet kundër sigurisë dhe rendit.

Në fund të këtij marshimi u lexua rezoluta përfundimtare e demonstratës së madhe të popullit iranian, ku dënohen trazirat e dhunshme dhe ata që sulmuan simbolet e shenjta fetare dhe shkatërruan pronat publike dhe private.

Tags