Shtator 23, 2022 15:43 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i inteligjencës: Ëndrrat e trazuara të komplotistëve kundër fesë dhe revolucionit nuk do të realizohen kurrë

Ministri i inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit në një mesazh me rastin e Javës së Mbrojtjes së Lavdishme theksoi: "Ministria e Inteligjencës paralajmëron shkurtimisht elementët destruktiv vendas dhe të huaj se ëndrrat e tyre djallëzore për trazira nuk do të realizohen kurrë kundër vlerave fetare dhe arritjeve të mëdha të Revolucionit Islamik të Iranit.

Në mesazhin e Hoxhetul-Islam Sejed Ismail Hatib me rastin e Javës së Mbrojtjes së Lavdishme thuhet: “Java e Mbrojtjes së Lavdishme përkujton epopenë e përjetshme dhe sakrificën heroike të kombit të madh, të zellshëm dhe martirdashës të Iranit Islamik".

Në mesazhin e tij me rastin e Javës së Mbrojtjes së Lavdishme, ministri iranian i inteligjencës ka thënë: "Ushtarët e panjohur të Imam Zaman (a.s.) në bazën e madhe të veprimtarisë inteligjente në Ministrinë e Inteligjencës dhe të gjitha strukturat e inteligjencës dhe sigurisë së vendit fuqimisht i siguron të gjitha shtresat e kombit të madh të Iranit dhe veçanërisht veteranët e luftës dhe martirizimit të Mbrojtjes së Lavdishme dhe rezistencës iislame se me zgjuarsi dhe vigjilencë të gjithanshme, ata do të vëzhgojnë me kujdes dhe vëmendje planet dhe lojërat e intriguese të armiqve të këqij dhe do të neutralizojnë dhe frenojnë komplotet e tyre destruktive".

Tags