Shtator 28, 2022 14:57 Europe/Tirane
  • Prezantohet droni i llojit

Droni trajnues "Shahab" u prezantuar për herë të parë në panairin "Fuqia Ajrore" të forcave ajroree të Republikës Iskamiuke të Iranit.

Kanali televiziv Al-Alam njoftoi se në të njëjtën kohë me Javën e Mbrojtjes së Lavdishgme, në panairin  "Fuqia Ajrore" të forcave ajrore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Bazën e Parë Sulmuese "Shahid Lashgari" u prezantua droni stërvitor "Shahab".
Droni stërvitor “Shahab”, i cili gjithashtu ka aftësinë për kryerjen e operacioneve të zbulimit, ka një lartësi fluturimi prej 11 mijë këmbësh dhe kohëzgjatja e fluturimit të tij thuhet të jetë tetë orë. Rrezja e veprimit të këtij droni për aktivitete trajnuese është 10 km. Por ky dron ka aftësinë të rrisë rrezen e veprimit për misionin e zbulimit në një distancë prej 200 km.
Droni trajnues "Shahab" është një version i përmirësuar i dronit trajnues "Safir", i cili prodhohet sipas aktiviteteve trajnuese dhe për këtë arsye ka aftësi të veçanta aerodinamike dhe strukturë të fortë, në kohën e uljes neutralizon energjinë dhe nuk e lejon energjinë të transferohet në strukturën e tij, gjë që lehtëson veprimin e uljes për pilotët në trajnim, dhe nga ana tjetër, përmirëson nivelin e sigurisë së strukturës gjatë uljes.
Gjithashtu, për të ruajtur ekuilibrin e këtij droni gjatë fluturimit, uljes dhe ngritjes, fundi i krahëve të tij është projektuar në formë "V".
Panairi "Fuqia Ajrore" i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit ka nisur punën në bazën "Shahid Lashkari 1 Sulmuese" në të njëjtën kohë me Javën e Mbrojtjes së Lavdishme dhe do të vazhdojë deri në fund të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme dhe është i hapur për publikun.

Vlen të theksohet 22 shtatori 2022 përkon me përvjetorin e fillimit të agresionit ushtarak të regjimit Baath të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit. Ushtria agresore e regjimit të Sadam Husejnit (diktatori i vdekur i Irakut) ka filluar më 22 shtator 1980, me idenë se brenda një jave ai do të pushtonte Teheranin.
 

Tags