Tetor 03, 2022 14:56 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Trazira dhe pasiguria, plan i projektuar nga Amerika dhe regjimi uzurpues sionist

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në ceremoninë e përbashkët të diplomimit të studentëve të universiteteve të forcave të armatosura të Iranit, theksoi: "Krijimi i trazirave dhe pasigurisë ishte plan i projektuar nga Amerika dhe regjimi uzurpues dhe fals sionist ndërsa disa mercenarë dhe individë të shitur dhe disa iranianë tradhtarë jashtë vendit i kanë ndihmuar ata".

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei sot në ceremoninë e përbashkët të studentëve të diplomuar nga universitetet e forcave të armatosura të Iranit, gjatë një fjalimi të rëndësishëm vuri në dukje ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në Iran dhe theksoi: "Populli i Iranit gjatë këtyre ngjarjeve ashtu si gjatë ngjarjeve të tjera, është paraqitur në mënyrë të fuqishme dhe në të ardhmen gjithashtu do të veprojë në po këtë mënyrë dhe në të ardhmen çdo kund që armiqtë dëshirojnë të krijojnë probleme, faktori që më së shumti do të dalë në mbrojtje përball tyre, është populli trim dhe besimtar i Iranit". Ajetullah Khamenei e cilësoi popullin iranian si një faktor të cilit i është padrejtësi ashtu siç i është bërë padrejtësi hazreti Imam Aliut (a.s.), por në të njëjtën kohë populli iranian është i fuqishëm, ndërsa shtoi: "Në këto ngjarje të cilat ndodhen gjatë këtyre ditëve, një vajzë e re ka vdekur dhe na ka lënduar zemrën të gjithë neve, mirëpo reagimi ndaj kësaj ngjarje pa kryer kurrfarë hetimi dhe pa ekzistuar asnjë dëshmi e sigurt, dhe disa persona të dalin në rrugë dhe të krijojnë pasiguri, të djegin Kur'anin, t'i heqin hixhabin nga koka gruas së mbuluar, t'i vënë zjarrin xhamisë, husejnijes dhe makinave të qytetarëve; nuk përbënin një reagim të zakonshëm". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar këtë se këto trazira ishin të programuara qysh më parë, deklaroi: "Edhe të mos ishte rasti i vdekjes së kësaj vajze të re, armiqtë do të gjenin një pretekst tjetër në mënyrë që këtë vit me datë 1 mehr të kalendarit iranian, të krijojnë trazira dhe pasiguri në Iran. Në botë, krijohen shumë trazira dhe pasiguri, në Evropë dhe sidomos në Francë dhe në kryeqytetin francez Paris kohë pas kohe krijohen trazira dhe protesta të gjera".

Ajetullah Khamenei duke theksuar se shprehja e keqardhjes për vdekjen e një vajze të re nga ana e amerikanëve, është një gënjeshtër e pastër dhe ata përkundër asaj që tregojnë në mënyrë sipërfaqësore, janë të gëzuar për arsye se kanë gjetur një pretekst për të krijuar trazira e probleme në Iran, deklaroi: "Në vend, autoritetet e tre institucioneve kanë deklaruar keqardhje dhe kanë shprehur ngushëllime dhe kreu i sistemit gjyqësor ka premtuar se do ta hetojë rastin deri në fund". Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje dinamizmin e zhvillimit të vendit në të gjitha sektorët, rritjen e përpjekjeve për zgjidhjen e disa problemeve dhe çështjeve të vjetra, si dhe aktivizimin e sektorit të prodhimit dhe kompanive me bazë shkencore dhe rritjen e kapaciteteve të vendit për neutralizimin e sanksioneve, ndërsa theksoi: "Ata (armiqtë) nuk dëshirojnë që këto përparime dhe ky progres të realizohet në Iran dhe me qëllim të ndaljes së këtij progresi, me qëllim të mbylljes së universiteteve dhe për të krijuar pasiguri nëpër rrugë dhe për të preokupuar institucionet shtetërore me çështje dhe probleme të reja, kanë krijuar këto probleme e trazira në veriperëndim dhe në juglindje të vendit". Ajetullah Khamenei duke theksuar se armiqtë kanë bërë gabime të mëdha në llogaritjet e tyre në veriperëndim dhe në juglindje të Iranit, deklaroi: "Unë vetë kam jetuar në mesin e popullatës së provincës Sistan Baluçistan dhe ata janë thellësisht besnikë ndaj Republikës Islamike. Edhe popullata kurde gjithashtu një prej grupeve etnike më përparimtare iraniane dhe kanë dashuri të madhe ndaj atdheut të tyre, ndaj fesë Islame dhe ndaj sistemit të Republikës Islamike. Prandaj, plani i armiqve në lidhje me këto rajone nuk do të japë rezultat". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: "Planet dhe veprimet e armiqve pasqyrojnë brendësinë e vetë atyre. Po ata armiq të cilët në deklaratat diplomatike thonë se nuk kanë ndërmend të sulmojnë Iranin dhe as të ndryshojnë sistemin shtetëror të tij dhe as nuk kanë armiqësi ndaj Iranit, kanë një brendësi të tillë dhe gjithnjë bëjnë komplote kundër Iranit, krijojnë trazira, synojnë të shkatërrojnë sigurinë e vendit dhe synojnë të provokojnë ndjenjat e atyre të cilët mund të provokohen me disa veprime provokuese. Amerika nuk është vetëm kundër Republikës Islamike, por ajo është kundër një Irani të fuqishëm dhe të pavarur. Ata dëshirojnë një Iran të periudhës së ish-regjimit Pahlavi që sikur një lopë qumështore, t'iu nënshtrohet urdhrave të tyre. Shumë prej femrave të cilat nuk kanë hixhab dhe mbulesë të plotë, janë prej përkrahësve më të vendosur të Republikës Islamike dhe marrin pjesë në veprimtari dhe ngjarje të ndryshme. Polemika dhe konflikti zhvillohet për shkak të pavarësisë, qëndresës, forcimit dhe fuqisë së Iranit Islamik".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Sigurisë që disa prej këtyre individëve të cilët dalin nëpër rrugë, janë elementë të mbetur nga grupet që kanë pësuar goditje nga Republika Islamike siç është grupi terrorist MEK, grupet separatiste, grupet përkrahëse të monarkisë dhe familjet e agjentëve të ish-shërbimit të sigurisë së regjimit Pahlavi që sistemi juridik dhe organet e drejtësisë duhet të caktojnë dënime dhe ndëshkim për të gjithë këta elementë në bazë të masës së pjesëmarrjes në veprime destruktive, në dëmtimin e sigurisë së rrugëve dhe t'i dënojë ata".

Tags