Oct 20, 2017 19:37 Europe/Tirane
  • Irani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RII dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sirisë nënshkruan një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Siç njofton rrjeti televiziv Al Alam, marrëveshja u nënshkrua në Damask nga gjeneral-major Muhamed Bakeri, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RII, dhe gjeneral Ali Ajub, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sirisë. Kjo marrëveshje përfshin zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit, shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave luftarake, transferimin e teknologjisë, luftën kundër terrorizmit dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Gjatë vizitës në Damask, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RII u takua me presidentin sirian Bashar Asad, me ministrin sirian të Mbrojtjes Fahd Xhasem al-Farixh dhe me gjeneral Ali Ajub, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Arabe Siriane.

 

Tags

Komente