Apr 03, 2019 20:56 Europe/Tirane
  • Ruhani: Bllokimi i ndihmës ndaj viktimave të përmbytjes nga SHBA, krim i paparë

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se bllokimi nga SHBA i ndihmave humanitare për zonat e goditura nga përmbytjet përbën "një krim të paprecedent".

"Veprimi i SHBA për të bllokuar ndihmën humanitare ndërkombëtare për ata që janë prekur nga përmbytjet është një krim i paprecedent", tha Ruhani të mërkurën. Ai u bëri thirrje Ministrisë së Jashtme iraniane dhe organeve ligjore të vendit që ta ndjekin çështjen nëpërmjet kanaleve ligjore. Presidenti iranian tha gjithashtu se për shkak të sanksioneve të Uashingtonit, as iranianët që jetonin jashtë vendit nuk ishin në gjendje të dërgonin ndihmat e tyre për njerëzit në nevojë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Kasemi tha të martën se SHBA kishte bllokuar llogaritë e Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit si pjesë e sanksioneve kundër popullit iranian, duke parandaluar kështu vendet e tjera që të dërgonin ndihma humanitare për njerëzit në zonat e goditura nga përmbytjet në Iran.

 

Tags

Komente