Apr 20, 2019 15:33 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani viziton zonat e përfshira nga përmbytjet  në perëndim të Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka vizituar provincën Lorestan në perëndim të Iranit ku shumë rajone të kësaj province ishin goditur nga përmbytjet e fundit dhe ka theksuar nevojën e marrjeve të të gjitha masave të nevojshme për rikthimin sa më shpejtë të jetës normale në këtë rajon.

Hasan Ruhani ditën e shtunë menjëherë pas mbledhjes së këshillit për koordinimin e administrimit të krizës në provincën Lorestan, ka shkuar në zonat e goditura nga përmbytjet në këtë provincë dhe nga afër është njohur me situatën dhe gjendjen e banorëve të këtyre rajoneve.

Qytetarët e qytetit Poldokhtar dhe të zonave të prekura nga përmbytjet gjatë takimit me presidentin Ruhani, kanë vlerësuar lartë ndihmat e ofruara nga populli iranian dhe shërbimet e organeve të ndryshme shtetërore të cilat po mundohen natë e ditë për të kthyer jetën normale në këto rajone. Qytetarët gjatë takimit me presidentin e Iranit gjithashtu kanë paraqitur edhe problemet me të cilat po përballen pas përfundimit të përmbytjeve.

 

Tags

Komente