Jun 15, 2019 17:06 Europe/Tirane
  • FIFA: Ali Dai vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i ekipeve kombëtare në botë

FIFA: Ali Dai, ish-futbollisti i kombëtares së Iranit, akoma qëndron në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e ndeshjeve kombëtare të futbollit në botë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka deklaruar se Ali Dai nga ekipi kombëtar i Iranit me 109 gola të shënuara në 149 ndeshje të zhvilluara nga viti 1993 deri në vitin 2006, pozicionohet në krye të listës së golashënuesve më të mirë të ekipeve kombëtare.

Cirstiano Ronaldo nga Portugalia gjithashtu me 88 gola të shënuara në 158 ndeshje me ekipin kombëtar të këtij vendi nga viti 2003 deri në vitin 2019, është pozicionuar në vendin e dytë të kësaj liste.

Ekipi kombëtar i Iranit në futboll sipas klasifikimit të FIFA-s ndodhet në vendin e parë në Azi dhe në vendin e 20-të në botë.

 

Tags

Komente