Aug 25, 2019 18:17 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Izraelit për goditjen e objektivave iraniane në Siri, gënjeshtra

Një zyrtar i lartë iranian ka hedhur poshtë si "gënjeshtra" pretendimet e regjimit izraelit se sulmet e tij ajrore gjatë natës së kaluar goditën caqet iraniane pranë kryeqytetit sirian Damask.

Mohsen Rezai, sekretari i Këshillit të Interesave Kombëtare të Iranit, reagoi të dielën ndaj një deklarate të ushtrisë izraelite, e cila pretendonte se Izraeli kishte kryer sulme kundër objekteve iraniane në tokën siriane. "Kjo është një gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë," tha Rezai, një ish-komandant i Forcave të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit, për Agjencinë e Lajmeve të Punës të Iranit (ILNA), duke theksuar: "Amerika dhe Izraeli nuk kanë fuqinë për të sulmuar qendrat dhe pozicionet e Iranit dhe pretendimet e regjimit sionist për sulmimin e pozicioneve iraniane janë gënjeshtra". "Veprimet e ndërmarra së bashku nga Izraeli dhe Amerika në Siri dhe Irak janë kundër rregulloreve ndërkombëtare dhe forcat mbrojtëse të Sirisë dhe Irakut së shpejti do t'u përgjigjen atyre", theksoi zyrtari i lartë iranian. Sidoqoftë, agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA raportoi se mbrojtja ajrore e Sirisë kishtë shkatërruar raketat izraelite që fluturonin sipër Damaskut përpara se ato të mund të shkaktonin dëme në objektivat e ndryshme në kryeqytet. Siria ka dënuar sulmet e Izraelit ndërsa kundërshtoi pretendimet e regjimit për praninë e ndonjë force iraniane në vend.

 

Tags

Komente