Sep 06, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Organizohet forumi ndërkombëtar i “Foshnjave Husejnite” në mbi 40 vende të botës

Forumi ndërkombëtar i “Foshnjave Husejnite” organizohet sot (të premten) njëkohësisht me fillimin e të premtes së parë të muajit muharrem në mbi 6000 vende në Iranin Islamik dhe në 45 vende të botës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ceremonia botërore “Foshnjat Husejnite” është një prej ritualeve fetare në muajin muharrem e cila organizohet nga myslimanët e Iranit dhe shumë vendeve të tjera të botës në kujtim të fëmijëve që u martirizuan në ditën e Ashuras.

Në këtë ceremoni botërore të “Foshnjave Husejnite”, nënat u veshin rroba të njëjta foshnjave të tyre dhe duke lidhur shirita mbi ballin e tyre mbi të cilat shkruhet emri i Hazreti Ali Asghar (a.s.), tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre ndaj familjes së Ehli Bejtit (a.s.).

Hazreti Ali Asghar (a.s.) ishte fëmija më i vogël i Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë, i cili u martirizua në ditën e dhjetë të muajit muharrem në vitin 61 hixhri kameri. Ky fëmijë ishte vetëm gjashtë muaj kur u martirizua në Qerbela.

 

Tags

Komente