Sep 10, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Iranianët përkujtojnë Imam Huseinin në përvjetorin e martirizimit

Sot, dita e dhjetë e muajit Muharrem al-Haram të vitit 1441 hixhri kameri (hënor), që përkon me 10 Shtator 2019 është dita e Ashuras Huseinite.

Miliona iranianë janë duke përkujtuar Ashuran, e cila shënon përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (as), imamit të tretë myslimanëve shi'itë dhe nipi i Profetit Muhamed (s.a.v.s). Të veshur me të zezë, myslimanët shi'itë mbajnë rituale zie për të kujtuar Imam Huseinin (as), i cili u martirizua së bashku me 72 shokët e tij besnikë në Qerbela, në jug të Irakut, në vitin 61 hixhri kameri që përkon me vitin 680 sipas kalendarit kristian, pasi luftoi me guxim kundër mijëra ushtarëve të pushtetit tiranik të Jezidit. Në mbrëmjen e Ashuras, ushtria e Jezidit sulmoi çadrat e Imam Huseinit dhe i dogji ato dhe më pas i mori robër të mbijetuarit. Ushtarët nën komandën e Omer ibn Sa'ad-it i vendosën mbi maja e heshtave kokat e dëshmorëve dhe së bashku me robërit i çuan në Kufa te Obejdullah bin Zijad dhe prej andej në pallatin e Jezidit në Damask. Njerëzit në Iranin Islamik, gjatë muajit të Muharremit veçanërisht në ditën e dhjetë të  Muharremit që quhet Ashura, vajtojnë në kujtim të dëshmorëve të Qerbelasë.

 

Tags

Komente