Shtator 10, 2019 15:57 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia e namazit të drekës së Ashurasë në të gjithë Iranin

Zimbajtësit husejnit në të gjithë Iranin Islamik kanë falur namazin e drekës së Ashurasë në kujtim të martirizimit të Hazretit Imam Husejn (a.s.) dhe martirizimit të tij në Qerbela.

Zimbajtësit husejnitë sot duke marrë pjesë në grupet e ndryshme në të gjithë Iranin Islamik që nga mëngjesi sot kanë zhvilluar ceremonitë e zimbajtjes dhe vajtimit në kujtim të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.). Grupet e zimbajtjes në radhë të sistemuara kanë kryer ritualet përkatëse të zimbajtjes dhe kanë vajtuar në kujtim të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë.

Sot, e martë më 10 shtator përkon me 10 muharrem të vitit 1441 hixhri kameri, dita e Ashurasë Husejnite. Dita e dhjetë e muajit muharrem është përvjetori i martirizimit të Hazretit Imam Husejn (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë i cili u martirizua më dhjetë muharrem të vitit 61 hixhri kameri në Qerbela.

 

Tags

Komente