Sep 17, 2019 14:35 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Me Amerikën nuk do të zhvillohen negociata në asnjë nivel

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje paraqitjen përsëri të çështjes së negociatave nga ana e amerikanëve, theksoi se të gjithë autoritetet e Republikës Islamike të Iranit janë të një zëri dhe besojnë se me Amerikën nuk do të zhvillohen negociata të asnjë niveli.  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot në një takim me rastin e fillimit të fitit akademik të shkollave fetare, deklaroi se qëllimi i amerikanëve me intrigën e negociatave është imponimi i kërkesave të tyre dhe vërtetimin e ndikimit të presionit në maksimum mbi Iranin, mirëpo politikat e presionit në maksimum përball popullit të Iranit nuk kanë kurrfarë vlere.

Lideri suprem i Revolucionit Islamike të Iranit vuri në dukje edhe qëndrimet e ndryshme të autoriteteve amerikane në lidhje me negociatat dhe tha: "Nganjëherë ata thonë se dëshirojnë negociata pa parakushte, nganjëherë gjithashtu thonë se dëshirojnë negociata me 12 kushtet e caktuara. Deklarata të tilla ose burojnë nga një politikë e trazuar e tyre ose janë një intrigë për ta hutuar palën tjetër. Natyrisht se Republika Islamike e Iranit nuk do të hutohet me deklarata të tilla, për arsye se rruga jonë është e qartë dhe e dimë se çfarë po bëjmë".

Ajetullah Khasmenei shtoi: "Për këtë lloj të negociatave, amerikanët duhet të shkojnë te ata të cilët veprojnë si "lopë qumështore" për ata. Republika Islamike e Iranit është Republika e Besimtarëve, Republika e Myslimanëve dhe Republika e Dinjitetit".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Nëse Amerika tërheq fjalët e veta dhe pendohet dhe kthehet në marrëveshjen bërthamore të cilën e ka shkelur, atëherë mund të marrë pjesë në mesin e vendeve anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe të bisedojë me Iranin. Përndryshe, nuk do të zhvillohen kurrfarë negociatash të asnjë niveli mes autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit dhe amerikanëve, as në Nju Jork dhe askund tjetër".

Ajetullah Khamenei duke thënë se në 40 vitet e kaluara Republika Islamike e Iranit vazhdimisht është përballur me lloje të ndryshme të intrigave dhe armiqtë nuk kanë arritur të mposhtin Iranin, theksoi: "Politikat e tyre njëra pas tjetrës janë mposhtur nga politikat e Republikave Islamike të Iranit, prandaj edhe tani e tutje Republika Islamike e Iranit me ndihmën e Zotit, do të ngadhënjejë në rrugën e vetë dhe fitimtare do të dalë nga mejdani".

Tags

Komente