Sep 17, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Iran, Kina sfidon Evropën

Më pak se një javë pas takimit të Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura kineze dhe iraniane, një linjë kredie prej 400 miliardë dollarësh është hapur për tregtinë Iran-Kinë, tha një zyrtare iraniane.

Linja e kreditit prej 400 miliardë dollarësh midis Iranit dhe Kinës është vënë në veprim, tha të martën kryetarja e Komitetit të Tregut Monetar dhe Financiar të Dhomës së Tregtisë në Teheran, znj. Farial Mostofi. Ajo shtoi se linja e kreditit lejon investitorët kinezë të ndërmarrin projekte madhore në Iran. Lidhur me propozimin francez për një linjë krediti 15 miliardë dollarë për blerjen e naftës iraniane, Farial Mostofi tha se plani do të pezullohej nëse Shtetet e Bashkuara refuzonin të lejonin Francën të zbatonte linjën e kreditit. Ajo tha se Franca ende mund të krijojë linjën e kredisë 15 miliardë dollarë midis bankave qendrore të dy vendeve nëse Shtetet e Bashkuara e pengojnë zbatimin e këtij plani. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se bisedimet për marrëveshjen e kredisë, e cila do të garantohej nga të ardhurat e naftës së Iranit, janë në proces, por miratimi i SHBA është thelbësor.

 

Tags

Komente