Sep 18, 2019 08:57 Europe/Tirane
  • Zarif: Loja amerikane e fajësimit për sulmin ndaj naftës saudite nuk do të ndalë përgjigjen e jemenasve

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se po luajnë një lojë fajësimi për sulmet e fundit të dronëve të Jemenit në objektet e naftës saudite, duke thënë se kjo lojë kurrë nuk do t'i ndalojë viktimat jemenase të japin një përgjigje ndaj krimeve saudite.

SHBA "janë gabim nëse mendojnë se viktimat jemenase të 4-5 vjetëve të krimeve më të këqija të luftës nuk do të bënin gjithçka për tu kundërpërgjigjur. Ndoshta Amerika është e turpëruar që armët e saj prej 100 miliard dollar nuk e diktuan zjarrin jemenas, "tha të martën Zarif në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai shtoi: "Por fajësimi i Iranit nuk do ta ndryshojë këtë realitet." Zarif përsëriti qëndrimin e Iranit se përfundimi i luftës vdekjeprurëse ndaj Jemenit është "zgjidhja e vetme për të gjithë". Zarif denoncoi Uashingtonin për heshtjen ndaj masakrës së koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër fëmijëve jemenas me armë të prodhuara nga SHBA. "Vetëm imagjinoni: SHBA nuk është e irrituar kur aleatët e tyre vazhdimisht bombardojnë fëmijët në Jemen për më shumë se 4 vjet - me armët dhe me ndihmën ushtarake amerikane," tha ministri i Jashtëm iranian. "Por është jashtëzakonisht e irrituar kur viktimat reagojnë në të vetmen mënyrë që munden - kundër rafinerive të naftës të agresorit," shtoi ai.

 

Tags

Komente