Sep 18, 2019 16:06 Europe/Tirane
  • Ruhani: Rezistenca e popujve të rajonit, është një flakë e pashuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rezistenca e popujve të zgjuar dhe vigjilentë të rajonit është një flak e pashuar dhe armiqtë e rajonit duhet të marrin mësim nga përgjigja paralajmëruese e jemenasve dhe të shuajnë zjarrin e luftës në rajon.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë deklaroi: "Armiqtë e popujve të rajonit në vend që të pohojnë potencialet dhe kapacitetin e Hezbullahut të Libanit, Hashd Sha'bi të Irakut dhe popullit të Sirisë dhe Jemenit, po mundohen vetëm të bëjnë akuza ndaj tjetërkujt. Armiqtë në vend të akuzave, duhet të besojnë fuqinë e popujve dhe duhet ta dinë se nuk është fjala për ndonjë shtet, por për ngritjen në këmbë të popujve të rajonit".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje vrasjen e popullit të pafajshëm të Jemen it dhe bombardimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave të këtij vendi dhe shtoi: "Populli i vetëdijshëm i Jemenit nuk ka ishte filluar i luftës, por ishte Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe Amerika dhe disa shtete evropiane dhe regjimi sionist që kanë luftën në rajon dhe kanë shkatërruar Jemenin".

Ruhani gjithashtu duke thënë se marrëdhëniet bankare të Iranit me disa vende kryhen pa përdorur sistemin SWIFT, theksoi: "Vendosja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Iranit duke shfrytëzuar monedhën kombëtare me Turqinë, Rusinë dhe vendet e tjera si Iraku mund të zgjidhë shumë prej problemeve në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike".

Kreu i qeverisë së Iranit duke theksuar se sot në nivel botëror është duke u formuar një përballje serioze me dollarin amerikan, shtoi: "Me vazhdimin e kësaj situate, hegjemonia e Amerikës mbi tregjet monetare dhe financiare të botës dhe mbi sistemet bankare po shkon drejt dobësimit dhe zhdukjes". 

 

Tags

Komente