Sep 18, 2019 16:47 Europe/Tirane
  • Zarif: Politika amerikane për presion maksimum kundër Iranit, nuk ka dhënë rezultat

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se politika amerikane e presionit në maksimum kundër Iranit nuk ka dhënë kurrfarë rezultati dhe pavarësisht kësaj kjo politikë po vazhdon akoma.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë gjatë ceremonisë së 52 vjetorit të themelimit të Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në një prononcim për gazetarë reagoi ndaj akuzave të amerikane kundër Iranit në lidhje me luftën në Jemen dhe tha: "Amerikanët në vend të akuzave ndaj Iranit, të shqyrtojnë krimet që po kryhen kundër popullit të Jemenit".

Zarif duke theksuar nevojën për t'i dhënë fund luftës në Jemen, deklaroi: "E vetmja rrugëzgjidhje për krizën e Jemenit është dhënia e fund e luftës dhe Irani shumë herë ka deklaruar gatishmërinë e vetë për të ndihmuar në këtë drejtim"

Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit ditën e martë në përgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor saudit në Jemen, kanë sulmuar me dhjetë dronë rafineritë e naftës në Arabinë Saudite të kompanisë Aramco. Pas këtyre operacioneve, Jahja Sari'e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, deklaroi se këto operacione janë kryer në kuadër të të drejtës natyrore dhe legjitime të forcave jemenase në përgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor dhe bllokadës pesë vjeçare kundër popullit të Jemenit.

 

Tags

Komente