Sep 19, 2019 22:01 Europe/Tirane

Abdel Bari Atwan, një analist i njohur nga bota arabe, diskutoi në një artikull zhvillimet e fundit në instalimet e naftës saudite dhe përpjekjet e mbretërisë saudite për të nxitur autoritetet ndërkombëtare për të ndërmarrë veprime kundër Iranit.

"Gjatë një konference për shtyp të transmetuar drejtpërdrejtë nga disa kanale televizive, zëdhënësi i Ministrisë Saudite të Mbrojtjes, kolonel Turki al-Maliki ekspozoi mbeturinat e dronëve dhe të ashtuquajturave raketa që qëlluan objektet e kompanisë saudite të naftës për të konkluduar se ato ishin prodhim iranian. Por ai nuk e sqaroi se nga ku ishin nisur këto mjete. Ai vetëm tha se ato ishin drejtuar nga veriu ku ndodhen Iraku dhe Irani. A është kjo arsye bindëse për të filluar një luftë në rajon?", pyet autori duke shtuar: "Pra, pyesim veten se si dronët dhe të ashtuquajturat raketa ishin në gjendje të shpëtonin nga radarët shumë modernë dhe mbrojtja anti-ajrore saudite për të arritur objektivat e tyre në rafinerinë e Buqayra. Në të njëjtën mënyrë nuk duhet harruar që objekti i lartpërmendur është afër bazave amerikane, të mbushura me armatime më të sofistikuara. Kjo është pika në të cilën gjenerali saudit nuk u përqendrua nga frika se mos nxiste kritika nga kritikët në Arabi, të cilët e përshkruajnë sistemin Patriot dhe si "vegël e dështuar". Por nëse, fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara marrin iniciativën të hakmerren për Riadin duke goditur Iranin, çfarë forme mund të ketë sulmi i SHBA? Kjo mund të jetë në formën e sulmeve të kufizuara të raketave dhe sulmeve kirurgjikale kundër objekteve iraniane të naftës që do të paralizonin industrinë e naftës në vend; Ose SHBA mund të godiste bazat e Njësive Popullore të Mobilizimit (Hashd al-Shaabi) në territorin e Irakut nga ku, sipas fjalëve të gjeneralit saudit, të ashtuquajturat raketa dhe dronë u nisën kundër rafinerisë Buqayq. Përgjigja mund të përfshijë gjithashtu nisjen e sulmeve kibernetike kundër qendrave vitale në Iran, të tilla si termocentralet, objektet e pastrimit të ujit dhe madje edhe objektet bërthamore të Iranit. Dhe atëherë ka gjithmonë sanksione, kjo armë e përdorur shumë,  i ngjan një thike që nuk pret më. Por çfarë tingëllon gabim në këtë skenar? Së pari, iluzionet e udhëheqësve të vendeve arabe të Gjirit Persik që inkurajojnë Shtetet e Bashkuara për të sulmuar Iranin ushtarakisht. Mjafton që ata të kujtojnë ato që Trump tha tre vjet më parë gjatë fushatës së tij elektorale kur predikoi "Amerika e para". Ai vazhdon të dëshirojë "të mos harxhojë miliarda dollarë amerikanë në Irak, Afganistan" dhe të mos rrezikojë lëkurën e ushtarëve amerikanë. Sa për Iranin, nuk ka shumë të ngjarë që vendi që ka qëndruar i paepur këtë verë për të befasuar të gjithë botën me aftësinë e tij për të përballuar "presionin maksimal të SHBA", nuk do të mendonte për një përplasje të mundshme me Shtetet e Bashkuara. Nëse akuzat e SHBA dhe Arabisë Saudite kundër Iranit dhe përfshirja e tij e dyshuar në shpërthimet e rafinerive të Aramco janë të vërteta, nuk ka gjasa që Irani të mos ketë përgatitur kundërpërgjigjen  e tij. Dhe ne e dimë shumë mirë që kjo kundërpërgjigje do të përfshijë të gjitha bazat amerikane në Gjirin Persik dhe Izraelin që është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme me gjithçka që aleatët e amerikanëve kanë, puse nafte, termocentrale dhe centrale hidraulike dhe elektrike në rajon. Iranianët e kanë thënë dhe e kanë vërtetuar: Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë."

 

Tags

Komente