Sep 19, 2019 22:02 Europe/Tirane
  • Zarif paralajmëron Trumpin: Një sulm kundër Iranit do të niste një luftë totale

Një sulm ushtarak saudit apo amerikan kundër Iranit do të shkaktonte një "luftë totale", paralajmëroi të enjten Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif.

"Do të bëj një deklaratë shumë serioze: ne nuk duam luftë, nuk duam të përfshihemi në një konfrontim ushtarak, por nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e territorit tonë," shtoi ai në një intervistë me CNN. I pyetur se cilat do të ishin pasojat e një sulmi amerikan ose saudit ndaj Iranit, kreu i diplomacisë iraniane u përgjigj: "Një luftë totale". Duke ju referuar akuzave amerikane në lidhje me sulmet hakmarrëse të Jemenit në objektet e naftës saudite, Zarif tha se ushtria jemenase kishte marrë përgjegjësinë për sulmet. Për më tepër, Zarif reagoi në një postim të enjten për pretendimet e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo kundër Iranit, duke thënë: "Akt  lufte apo propagandë për luftën? Mbetjet e Ekipit B (+ aleatë ambiciozë) po përpiqen të mashtrojnë Presidentin Trump dhe ta shtyjnë atë në një luftë". "Për hir të tyre, ata duhet të luten që të mos marrin atë që kërkojnë", tha Zarif, duke shtuar: "Ata ende paguajnë shumë për një luftë më të vogël në Jemen, ata ishin shumë arrogantë për ta përfunduar atë katër vjet më parë. "

 

Tags

Komente