Sep 20, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Nafta e arabëve është më e rëndësishme për Amerikën sesa gjaku i tyre

Ministri i Jashtëm iranian tha në një mesazh në Twitter të Premten në mëngjes se politika e SHBA ndaj luftës jemenase është një shenjë e preferencës së naftës kundrejt gjakut të njerëzve për Uashingtonin.

Muhamed Xhavad Zarif duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin heshtur përballë krizës së Jemenit deri para sulmeve të fundit të jemenasve ndaj Arabisë Saudite, shkroi se "nafta arabe dhe jo gjaku arab është prioriteti i politikës amerikane". Ministri i Jashtëm iranian në mesazhin e tij shton: " 4 vjet bombardime të verbra në Jemen, 100,000 jemenas të vrarë, 20 milion jemenas vuajnë nga kequshqyerja, 2.3 milion jemenas të infektuar me kolera = dritë jeshile dhe liri veprimi për kriminelët - Hakmarrja e Jemenit kundër depove të naftës të agresorëve = veprim i papranueshëm i luftës. "

 

Tags

Komente