Sep 20, 2019 16:14 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran: Amerika po gënjen në masë të madhe kundër Iranit

Imami i namazit të së premtes në Teheran reagoi ndaj akuzave të autoriteteve amerikane ndaj Iranit në lidhje me krizën e Jemenit dhe ka theksuar se Amerika ka filluar të publikojë gënjeshtra të mëdha kundër Iranit.

Të shtunën forcat jemenase në përgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor të Amerikës, kanë kryer një sulm të gjerë me 10 dronë kundër objekteve dhe rafinerive të naftës në Bakik dhe Horejs të kompanisë kombëtare të naftës së Arabisë Saudite Aramco.

Pas këtyre operacioneve të pashembullt të forcave jemenase, autoritetet amerikane duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, pretenduan se Teherani qëndron në prapaskenën e sulmeve të forcave jemenase me dronë kundër Arabisë Saudite.

Ajetullah Muhamed Ali Movahedi Kermani në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, deklaroi: “Amerikanët në kohën kur kanë dështuar në presionin ekonomik dhe politik kundër Iranit, kanë filluar të gënjejë dhe të akuzojë në masë të gjerë”.

Ajetullah Movahedi Kermani ka theksuar: “Amerika dhe aleatet e këtij vendi në përballje me Republikën Islamike të Iranit, nuk do të mund të bëjë asgjë”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran gjithashtu duke kujtuar javën e Mbrojtjes së Lavdishme, tha: “Mbrojtja e Lavdishme ka fusha dhe aspekte të ndryshme dhe populli i Iranit vazhdon të vetëmbrohet përball komploteve të armiqve në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore”.

Ushtria agresore e ish-regjimit Ba’th të Sadam Husejnit në shtator të vitit 1980 me këtë iluzion se për një javë do ta pushtojë Teheranin, filloi një agresion të gjerë duke përdorur lloje të ndryshme të armëve luftarake kundër Iranit.

 

Tags

Komente