Sep 20, 2019 21:35 Europe/Tirane
  • Gjeneral Safavi: Nga Mesdheu, në Oqeanin Indian, SHBA do të goditet

"Realiteti është se aleatët e Republikës Islamike të Iranit dhe fronti i rezistencës, me potencialin e tyre të madh njerëzor dhe me njerëz inteligjent, të guximshëm dhe të motivuar që ndjekin objektivat e bazuara në drejtësi, janë bërë më të fortë se aleatët e Shteteve të Bashkuara", deklaroi gjeneral Jahja Rahim Safavi, këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit dhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

Në një fjalim të premten, 20 Shtator, përpara predikimit të namazit të së Premtes në Teheran me rastin e përvjetorit të javës së Mbrojtjes së Shenjtë, gjeneral Safavi theksoi: "Shtetet e Bashkuara janë një fuqi hegjemonike satanike, një rrymë shtypjeje dhe agresioni, por aleatët e Revolucionit Islamik ndjekin vetëm qëllimet e bazuara në drejtësi në rajon. Ata gëzojnë mbështetjen popullore dhe Zoti u ka premtuar atyre fitore". Më tej ai shtoi: "Në 30 vitet e kaluara, strategjia e Revolucionit Islamik në Lindjen e Mesme ka qenë e suksesshme në mposhtjen e planeve amerikane. Pas 18 vjet okupimi të Afganistanit, amerikanët nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë siguri dhe stabilitet në këtë vend. Strategjia e tyre në Irak dhe Afganistan ka qenë një dështim. Planet e tyre për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Bashar al-Asadit dhe të shkaktojnë një konflikt shi'it-sunit kanë dështuar ". Gjeneral Jahja Rahim Safavi deklaroi: "Pas pesë vitesh masakra dhe agresione mizore ndaj popullit të shtypur jemenas dhe bllokimin e të gjitha rrugëve që çojnë në al-Hudeidah dhe Aden duke bllokuar ndihmat ushqimore dhe mjekësore për civilët, a ishin të afta qeveritë Saudite dhe Emiratase të fitojnë? Ata nuk morën asnjë fitore. Unë i këshilloj intelektualët arabë të studiojnë historinë e Jemenit dhe sakrificat e tij, "tha ai duke shtuar: "Krahasoni udhëheqjen e Sejed Hasan Nasrallah me atë të Kryeministrit izraelit. Do të shihni se cili është më i guximshëm." "Njerëzit e duruar dhe kurajozë të Iranit gjithmonë kanë zgjedhur paqe dhe siguri të qëndrueshme. Por, natyrisht, jo paqen që Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka aluduar për të mashtruar opinionin publik. Amerikanët kanë dështuar në Azinë Perëndimore në dëshirën e tyre për të ushtruar fuqi hegjemonike mbi botën, " tha këshilltari i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane duke shtuar: "Nëse amerikanët mendojnë për një komplot, Irani do tu përgjigjet atyre nga Mesdheu, në Detin e Kuq dhenë Oqeanin Indian.

 

Tags

Komente