Sep 21, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Irani është plotësisht i gatshëm për t'iu përgjigjur çfarëdo lloj agresioni

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se forcat e armatosura të Irani janë në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur çfarëdo lloj agresioni.

Gjeneral Husejn Slami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e shtunë në ceremoninë e hapjes së panairit të parë të dronëve të rrëzuar amerikanë në Teheran, deklaroi: "Çdo shtet që sulmon Iranin, betejë kryesore do të jetë ai vend".

Duke folur për kapacitetet mbrojtëse dhe fuqinë parandaluese të Iranit, gjeneral Salami tha: "Potencialet dhe kapacitetet mbrojtëse të Iranit janë të fshehura dhe Republika Islamike e Iranit ka ekspozuar vetëm një pjesë të vogël të fuqisë së vet".

Gjeneral Salami shtoi: "Sanksionet i kanë mësuar Iranit mësimin e pavarësisë së vërtetë dhe sanksionet janë bërë shkak që Irani të shtojë rrezet e veprimit të armëve të veta dhe t'i sistemojë ato në bazë të disfatës së armikut".

Vlen të theksohet se në prag të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme, në Teheran është hapur një panair me emrin "Gjuajtja e Vulturave" që përbëhet nga dronët e rrëzuar amerikan në territorin e Iranit.

 

Tags

Komente