Sep 21, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizade: Irani në fushën e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, ka arritur të plotësojë nevojat e veta

Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Irani në fushën e prodhimit të dronëve është një prej pesë vendeve të para në botë dhe në fushën e prodhimit të sistemeve të radarëve dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore gjithashtu ka arritur të plotësojë nevojat e veta.

Gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Gjuajtja e Vulturave" në Teheran, para gazetarëve deklaroi: "Irani në fushën e sistemeve raketore është një prej fuqive rajonale dhe të disa fuqive të mëdha të botës. Ekspozita "Gjuajtja e Vulturave" është një mësim për armiqtë e Iranit dhe nëse armiku do të bëjë ndonjë veprim të gabuar, me siguri se do të marrë përgjigje të fuqishme".

Gjeneral Haxhizade tha: "Sot pas 40 viteve nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit nën hijen e kërcënimeve të panumërta të armiqve, Irani në shumë fusha të ndryshme duke përfshirë edhe fushën ushtarake dhe të mbrojtjes, ka shënuar progres të madh".

Vlen të theksohet se në prag të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme, në Teheran është hapur një panair me emrin "Gjuajtja e Vulturave" që përbëhet nga dronët e rrëzuar amerikan në territorin e Iranit.

 

Tags

Komente