Sep 22, 2019 21:04 Europe/Tirane
  • Gjeneral Fadavi: Irani tregon vetëpërmbajtje për të ruajtur interesat e myslimanëve

"Droni amerikan u rrëzua nga Mbrojtja jonë Ajrore, sepse po fluturonte në mënyrë të paligjshme mbi ujërat territoriale të Iranit. Të gjitha shtetet le ta dinë se nëse kjo ndodh përsëri, droni ndërhyrës do të rrëzohet menjëherë ", tha zv / komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit.

Gjeneral Ali Fadavi theksoi: "Një pjesë e vogël e aftësive ushtarake dhe mbrojtëse të forcave të armatosura iraniane është zbuluar gjatë manovrave, ekspozitave dhe paradave ushtarake, por shumica e pajisjeve dhe planeve ushtarake të vendit do të përdoren vetëm në kushte reale luftarake, nëse kjo do të jetë e nevojshme". Duke kujtuar se shumë shtete ishin të vetëdijshme për aftësitë e mëdha ushtarake dhe mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit, gjeneral Fadavi tha: "Ndërsa amerikanët pranojnë dobësinë e tyre përballë Iranit, sigurisht që nuk kemi pse të reagojmë ndaj kërcënimeve të kota e të parëndësishme të disa shteteve të rajonit. " "Fqinjët tanë janë vende muslimane dhe politika rajonale e Iranit ka për qëllim sigurimin e unitetit të të gjithë muslimanëve", shtoi zv / komandanti i Gardës Revolucionare, duke shprehur shpresën se disa qeveri në rajon do ta kuptojnë se " nëse Irani është vetëpërmbajtur përballë sjelljes së tyre armiqësore, kjo është vetëm për të ruajtur interesat e muslimanëve ”.

 

Tags

Komente