Sep 22, 2019 21:06 Europe/Tirane
  • Forcat e Armatosura të Iranit demonstrojnë fuqinë mbrojtëse

Forcat e Armatosura të Iranit kanë zhvilluar parada ushtarake në të gjithë vendin, përfshirë Gjirin Persik, në fillimin e Javës së Mbrojtjes së Shenjtë, e cila shënon përvjetorin e luftës së imponuar nga Iraku kundër Iranit në vitet 1980-88.

Forcat nga Ushtria iraniane, Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik, Policia, Rojet e Kufirit dhe forcat vullnetare Basixh morën pjesë në paradat, të cilat u organizuan në Teheran dhe 30 kryeqendra të tjera provinciale, si dhe në ujërat e Gjirit Persik. Luftanijet, nëndetëset dhe skafët e shpejtë që i përkasin Ushtrisë iraniane dhe Gardës Revolucionare demonstruan forcën në Gjirin Persik. Mbi ta fluturuan avionë luftarakë dhe helikopterë të Ushtrisë dhe të Gardës Revolucionare. Avioni i parë luftarak i prodhuar nga Irani, Kousar,  u ngrit gjithashtu në fluturim. Në kryeqytetin iranian, avionët ushtarakë fluturuan gjithashtu mbi vendin ku u zhvillua parada kryesore. Sistemi i mbrojtjes raketore i prodhuar nga Irani, Bavar 373 (Besimi 373) u shfaq gjithashtu për herë të parë publikisht të dielën. Forca e Ushtrisë iraniane po demonstrohet në një kohë tensionesh të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kundër Iranit. SHBA është përpjekur të krijojë një koalicion detar në Gjirin Persik pas akuzave se Irani ka sabotuar transportin e naftës në rrugët detare.

 

Tags

Komente