Oct 09, 2019 17:15 Europe/Tirane
  • Ruhani: Komploti i Amerikës në presionin sa më të madh ndaj popullit iranian, ka dështuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komploti i Amerikës në ushtrimin e presionit në maksimum kundër popullit të Iranit ka dështuar dhe të gjitha statistikat dhe shifrat tregojnë se ka përfunduar periudha e efikasitetit të presionit në maksimum.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, tha: "Populli i Iranit me rezistencës, gjallërinë dhe punën e palodhshme, ka arritur t'i neutralizojë sanksionet në maksimum dhe terrorizmin ekonomik të Amerikës".

Ruhani vuri në dukje faktin se armiqtë po pohojnë fuqinë, durimin dhe qëndresën e popullit të Iranit dhe shtoi: "Nuk ekziston kurrfarë dyshimi se sot fuqia e Iranit është më e madhe se në çdo kohë tjetër".

Presidenti iranian duke folur në lidhje me zhvillimet në rajon, tha: "Qeveria e Turqisë ka shqetësime në lidhje me kufijtë e vet jugorë, mirëpo duhet të zgjedhë metodën dhe mënyrën e drejtë për t'i mënjanuar këto shqetësime. Në samitin e krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në mënyrë të qartë është deklaruar se vendosja e sigurisë në kufijtë verior të Sirisë dhe jugor të Turqisë, mund të ndodhë vetëm me praninë e ushtrisë së Sirisë dhe largimin e amerikanëve nga ky rajon".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me ceremoninë e Arbainit Husejnit (a.s.) duke falënderuar përpjekjet e qeverisë dhe të popullit irakian për organizimin e kësaj ceremonie, tha: "Ky tubim i madh trondit zemrën e amerikanëve dhe sionistëve dhe ata bëjnë përpjekje për ta dëmtuar këtë ngjarje, për arsye se prania e miliona njerëzve në një tubime të madh, është manifestim i një fuqie të madhe politike, kulturore dhe spirituale".

 

Tags

Komente