Oct 12, 2019 10:48 Europe/Tirane
  • Ulet vlera e lirës turke përballë dollarit amerikan

Vlera e lirës turke përballë dollarit amerikan është ulur pas kërcënimeve të Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve të reja kundër qeverisë së Ankarasë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, vlera e lirës turke përballë dollarit amerikan është ulur me 1% dhe çdo dollar është shitur për 82.5 lira. Vlera e lirës turke është ulur pasi Steven Mnuchin sekretaria amerikan i Thesarit ka dhënë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të ashpra kundër Turqisë. Steven Mnuchin, paralajmëroi se Amerika në rast nevojë mund të shkatërrojë ekonominë turke. Siç deklaroi sekretari Mnuchin, presidenti amerikan Donald Trump është duke përgatitur lejen për sanksione të ashpra kundër Turqisë. Një ditë më parë republikanët në kongresin amerikan janë shprehur për një plan për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të ofensivës së saj kundër zonave verilindore të Sirisë. Senatorët amerikanë janë duke përgatitur një projekt-ligj që do të ndëshkonte Turqinë me "sanksione nga ferri" për vendimin e saj për të kryer një operacion kundër aleatëve kurdë të Amerikës në veri të Sirisë. Menjëherë pas fillimit të sulmit, një grup senatorësh bipartizan sollën legjislacionin që do të ngrijë të gjitha pasuritë që Erdogan dhe udhëheqësit e tjerë turq kanë në SHBA dhe do të imponojë kufizime të vizave derisa Ankaraja të tërhiqet nga Siria.

 

 

Tags

Komente