Oct 12, 2019 21:28 Europe/Tirane
  • Më shumë se dy milion pelegrinë iranianë hynë në Irak për Arbainin

Më shumë se dy milion pelegrinë iranianë kanë hyrë në Irak një javë para se të zhvillohet ceremonia e Arbainit Husejnit në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Duke folur me agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, zv / shefi  operativ i policisë së Iranit, Husein Saxhedi-Nia tha se pelegrinët kanë hyrë në Irak gjatë dy javëve të fundit. "Rreth tre milion iranianë janë regjistruar për të marr  pjesë në  këtë tubim madhështor dhe autoritetet iraniane kanë parashikuar se më shumë se tre milion iranianë do të marrin pjesë në tubimin e këtij viti në Qerbela", deklaroi Saxhedi-Nia. Ai shtoi se mijëra pelegrinë jo-iranianë kanë hyrë gjithashtu në Iran, duke u bashkuar me udhëtimin madhështor për në Qerbela. Pelegrinët e huaj vijnë kryesisht nga vendet fqinje të Iranit, siç janë Pakistani, Afganistani, Azerbajxhani dhe Turqia. Në fillim të kësaj jave, shefi i policisë së provincës Sistan dhe Baluçestan, gjeneral brigade, Muhamed Kamberi tha se më shumë se 40,000 pelegrinë kishin hyrë në Iran vetëm nga Pakistani. Arbaini Husejnit është një tubim madhështor që tërheq rreth 20 milion pjesëmarrës çdo vit. Ngjarja shënon ditën e 40-të pas martirizimit të imamit të tretë të myslimanëve shi'itë, Husein ibn Ali. Arbaini këtë vit përkon me datën 19 tetor. Imam Huseini (as) është një figurë shumë e nderuar jo vetëm në mesin e myslimanëve shi'itë, por edhe midis sunitëve dhe njerëzve të besimeve të tjera.

 

 

Tags

Komente