Oct 13, 2019 21:01 Europe/Tirane
  • Ruhani: Asnjë vend nuk mund të krijojë pasiguri dhe të mos presë një përgjigje

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se asnjë vend nuk mund të krijojë pasiguri në rajonin e Gjirit Persik dhe thjesht të largohet pa marrë një përgjigje.

Ruhani i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Pakistanit Imran Khan, të Dielën në Teheran, pasi të dy palët zhvilluan diskutime të hollësishme për çështje të ndryshme me interes reciprok. "Nëse një vend mendon se mund të krijojë pasiguri në rajon pa marrë një përgjigje, ai gabohen plotësisht," tha Presidenti iranian. Ai tha se diskutimet e tij me Imran Khan u përqendruan mbi zhvillimet rajonale dhe shtoi: "Lindja e Mesme, veçanërisht Gjiri Persik dhe Deti i Omanit, përbëjnë një rajon shumë kritik në botë. Prandaj, gjatë negociatave tona, zhvilluam bisedime për krijimin e stabiliteti rajonal dhe të paqes së qëndrueshme ". Ruhani tha se gjatë bisedimeve të tij me Kryeministrin e Pakistanit ai kishte shprehur shqetësimin e Iranit për sigurinë në Gjirin Persik, konkretisht mbi një sulm raketor në një anije iraniane në brigjet saudite. "Zgjidhja e krizave rajonale, në vend që të ftohen fuqitë dhe regjimet jashtë rajonit që përfitojnë nga tensioni dhe lufta në rajon, kërkon një zhvendosje të strategjisë drejt dialogut politik të gërshetuar me vullnet të mirë, krijimin e sigurisë dhe zgjerimin e marrëdhënieve rajonale", deklaroi Presidenti iranian. "Ne besojmë se mbështetja te terroristët, sionistët dhe SHBA nuk do të ketë rezultat për vendet muslimane dhe për popujt e rajonit, por do të sjellë vetëm tensione dhe dëme, dhe mënyra e vetme për të vendosur stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon është rruga përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndër-rajonal", shtoi Ruhani. Kryeministri pakistanez, i cili ndodhet në Teheran në një përpjekje për të qetësuar tensionet në rritje në Gjirin Persik, tha se arsyeja kryesore për udhëtimin e tij është se vendi i tij nuk "dëshiron një konflikt të ri në këtë rajon". Pakistani ka vuajtur nga këto konflikte gjatë 15 viteve të fundit dhe 70,000 njerëz kanë humbur jetën e tyre në luftën kundër terrorizmit, tha Khan, duke shtuar se populli afgan dhe sirian ende vuajnë nga terrorizmi.

 

Tags

Komente