Oct 15, 2019 21:58 Europe/Tirane
  • Sanksionet e SHBA ndaj Iranit terrorizëm ekonomik dhe krim kundër njerëzimit

Presidenti Hasan Ruhani ka denoncuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara për fillimin e një fushate të terrorizmit ekonomik kundër kombit iranian, duke thënë se Uashingtoni ka kryer "një krim kundër njerëzimit" duke vendosur sanksione mbi furnizimet ushqimore dhe mjekësore.

Presidenti iranian i bëri komentet ndërsa drejtoi të martën seancën e 66-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Mesdheun Lindor (EMRO) në Teheran. Ruhani tha se është një "turp" për SHBA që u tërhoqën pa asnjë arsye nga një marrëveshje bërthamore shumëpalëshe e mbështetur nga OKB, dhe që vendosën sanksione të ashpra ekonomike kundër Iranit. "Nuk ka dyshim se administrata amerikane ka kryer një krim kundër njerëzimit. Veprimi amerikan është një akt i terrorizmit ekonomik, por kjo nuk do të thotë që kombi iranian është gjunjëzuar, "tha Presidenti iranian. Ruhani përshëndeti përpjekjet e bëra nga "shkencëtarët, studiuesit, sipërmarrësit dhe prodhuesit" iranianë për të ndihmuar Iranin të neutralizojë sanksionet ekonomike dhe të rrisë nivelin e vetë-mjaftueshmërisë në sektorin e farmaceutikës, duke thënë se Irani aktualisht prodhon më shumë se 95% të nevojave të tij mjekësore brenda vendit. Shefi ekzekutiv iranian theksoi se sanksionet e SHBA-së janë në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila ratifikoi marrëveshjen bërthamore të Iranit. Ai tha se iranianët nuk do ta harrojnë kurrë "tradhtinë ndaj njerëzimit" të kryer nga këto sanksione ", të cilat i bëjnë SHBA "një humbës në politikë dhe etikë."

 

Tags

Komente