Oct 17, 2019 21:22 Europe/Tirane
  • Fakte të reja mbi sulmin ndaj cisternës iraniane në Detin e Kuq

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian njoftoi për elemente të reja të hetimit për sulmin me dy raketa të kryer të Premten, 13 Tetor, kundër supertankerit iranian, SABITI, në Detin e Kuq.

Sipas komisionit, të dhënat e reja tani janë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme të Iranit, e cila më pas do t'i dërgojë ato në Kombet e Bashkuara. Duke iu referuar ekzaminimit të provave për këtë sulm terrorist, një nga anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Parlamentin iranian, Abolfazl Bejgi, deklaroi: "Hetuesit kanë një video të xhiruar nga kamerat e vëzhgimit të instaluara në cisternë. Kjo video paraqet raketat që janë lëshuar kundër cisternës, dy prej të cilave goditen bykun e saj. Duke pasur parasysh saktësinë e raketave, nuk ka gjasa që grupet terroriste të jenë autor i këtij sulmi." Ai shtoi: "Disa sugjerojnë se pas këtij sulmi mund të ishin grupet terroriste, ISIS ose Taliban, apo edhe piratët e detit, por të dhënat dhe provat e marra, refuzuan qartë këtë tezë. Në Detin e Kuq, nuk ka piratë deti. Këto janë shtete që kanë vepruar kundër cisternës sonë. Faktet së shpejti do të vihen në dispozicion të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurisë të OKB. Në fakt, vendet që ishin përfshirë në këtë sulm, duhet të paguajnë çmimin e aktit të tyre terrorist. "

 

Tags

Komente