Oct 19, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Hapat stabile në rrugën e drejtë, rezultojnë me zhvillimin e vendit

Në të dyzetat (Arbainin) e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit është takuar me grupet studentore të zimbajtjes nga anë e mbanë vendit të cilët janë harmonizuar me vizitorët e Qerbelasë në sloganin “Lebejk Ja Husejn”.

Ajetullah Khamenei në këtë ceremoni gjatë një fjalës së shkurt, falënderoi pjesëmarrësit në ceremoninë e zimbajtjes të të rinjve dhe duke iu drejtuar atyre, deklaroi: “Bukuria dhe drita e juve të dashurve është shumë e çmuar dhe unë gjithnjë e lus Zotin e madhëruar që neve dhe juve gjithnjë të na mbaj me hapa stabil në rrugën e drejtë, për arsye se nëse ju në këtë rrugë do të bëni hapa stabil, do të reformohet vendi, bota dhe i gjithë njerëzimi”.

Gjithashtu në këtë ceremoni Khuxhetul-Islam Sa’di me këtë rast tha: “Diskursi i rezistencës së popullit të Iranit buron nga rezistenca e Imam Husejnit (a.s.) dhe sistemi hegjemonist dhe arroganca botërore me propagandën e gjerë, synon të ndërrojë vendin e të vërtetës me vendin e të pavërtetës. Mirëpo aktualisht edhe tribunat e lëvizjes së të vërtetës duhet të publikojnë sa më tepër diskursin e Islamit dhe të Revolucionit për të thyer propagandën e hegjemonizmit dhe arrogancës botërore”.

 

Tags

Komente