Oct 20, 2019 09:53 Europe/Tirane
  • Ruhani: Kombi iranian qëndron fuqishëm përballë Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se kombi iranian me dinjitet dhe i fuqishëm për vite me radhë ka mbrojtur  veten e tij, shpjegoi se Amerika dhe aleatët e saj nuk kanë mundur kurrë ta gjunjëzojnë këtë komb.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin me Adel Karimi Guja veteran invalid 70 vjeçar i luftës së lavdishme, pasi vlerësoi sakrificën dhe durimin e madh të familjeve të dëshmorëve të luftës, invalidët dhe veteranët tha se invalidët e luftës janë pjesë e pandarë e vlerës së fitores së kombit iranian në luftën e shenjtë kundër armikut. Më tutje presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi presionet dhe përpjekjet e regjimit sionist, Amerikës dhe regjimit saudit për të ushtruar presione dhe për të goditur iranian dhe tha se kombi iranian i fuqishëm u ka bërë ballë të gjitha presioneve.

Tags

Komente