Oct 20, 2019 16:06 Europe/Tirane
  • Manifestohet forca inteligjente e Sepahut në arrestimin e drejtuesit të medias

Komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se arrestimi i drejtuesit të medias armiqësore "Amadnews", edhe një herë tregoi fuqinë inteligjente të Sepahut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, në vazhdën e reagimit dhe mirëpritjes së arrestimit të drejtuesit të medias armiqësore "Amadnews" nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Forcat e inteligjencës së Gardës Revolucionit islamik të Iranit edhe një herë u kanë dhënë një goditje të madhe armiqve në shtëpinë e tyre dhe duke manifestuar standardin e fuqisë inteligjente të këtyre forcave".

Gjeneral Salami duke iu drejtuar qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, tha: "Me këtë iniciativë dhe me këtë veprim inteligjent të nivelit botëror dhe profesional, u shua një prej burimeve të luftës psikologjike të armikut në prishjen e sigurisë psikologjike dhe në krijimin e trazirave rrugore, krijimit të përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes autoriteteve shtetërore duke publikuar gënjeshtra dhe spekulimeve dhe përhapjen e pesimizmit dhe zhgënjimit në mesin e popullit. Ky veprim gjithashtu ka treguar dhe nivelin e befasisë së organizatave inteligjente të arrogancës botërore".

 

Tags

Komente