Oct 21, 2019 16:08 Europe/Tirane
  • Irani është i gatshëm të marrë hapin e katërt në reduktimin e zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur gatishmërinë e Teheranit për të marrë hapin e katërt në reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunë në konferencën për shtyp, në lidhje me zhvillimet më të fundit përkatëse me zbatimin e hapit të katërt për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha: "Hapi i katërt është projektuar dhe Irani tani më është i gatshëm të zbatojë atë. Mirëpo ne akoma shpresojmë se vendet e mbetura në marrëveshjen bërthamore, do t'i zbatojnë zotimet e tyre në mënyrë që të mos ketë nevojë për zbatimin e hapit të katërt për reduktimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në lidhje me planin 18 miliardë dollarësh të Francës dhe Japonisë për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore, deklaroi: "Ky ishte pikërisht ai plan të cilën e ndiqnin francezët dhe e kanë çuar para deri diku, mirëpo duke marrë parasysh se kishin nevojë të merrnin leje nga një shtet tjetër, deri më tani ky plan nuk ka dhënë rezultat".  

Musavi gjithashtu vuri në dukje edhe trazirat e fundit në Liban dhe tha: "Irani nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe shpreson që me bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe partive politike, të kthehet qetësia në Liban".

Musavi në lidhje me përpjekjen e Turqisë për krijimin e bazës ushtarake në territorin e Sirisë, ka thënë: "Turqit mund të kenë bazë ushtarak brenda kufijve të tyre, mirëpo krijimi i një baze ushtarake në territorin e Sirisë, është i papranueshëm dhe konsiderohet agresion ndaj një vendi të pavarur që është i pranuar në OKB".

Musavi në lidhje me zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve në Afganistan tha: "Irani mbështet Afganistanin e unifikuar dhe qeverinë legjitime të këtij vendi, ndërsa beson se të gjitha grupet afgane duhet të marrin pjesë në qeveri dhe rrugëzgjidhja e kësaj çështje është vetëm dialogu pa ndërhyrjen e palëve të huaja":

Në lidhje me arrestimin e Ruhollah Zam, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, deklaroi: "Zam kishte lidhje me organizata të huaja spiunazhe dhe destruktive dhe këtë gjë e ka pohuar në mënyrë të qartë".

 

Tags

Komente