Oct 22, 2019 00:33 Europe/Tirane
  • Vajzat iraniane fitojnë dy medalje të arta në Kampionatin Botëror të Vushu

Atletet iraniane kanë pasur një ditë të lavdishme në edicionin e 15-të të Kampionatit Botëror të Vushu që po zhvillohet në Kinë, duke fituar dy medalje të arta deri më tani.

Në disiplinën Sanda dhe në peshën minus 70 kg, Shahbano Mansurian arriti të fitojë medaljen e parë të artë të Iranit, pasi mposhti në finale kundërshtaren e saj braziliane me një diferencë mbresëlënëse prej 12 pikësh. Kjo ishte gjithashtu medalja e pestë e artë e Mansurian në garat e ndryshme botërore. Ndërkohë, medalja e dytë e artë e Iranit u mor nga Marjam Hashemi në kategorinë 75 kg, pasi mposhti në finale rivalen e saj nga India.

 

Tags

Komente