Oct 22, 2019 21:33 Europe/Tirane
  • Armiqtë do të pësojnë humbje të mëdha nëse sulmojnë Iranin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major, Muhamed Bakeri nënvizoi fuqinë mbrojtëse të Republikës Islamike, duke paralajmëruar se armiqtë do të duhet të paguajnë kosto të mëdha nëse kryejnë ndonjë veprim agresioni kundër Iranit.

"Armiku duhet ta dijë se nëse fillon një akt agresioni kundër kufijve të atdheut islamik, ai do të përballet me një komb të bashkuar i cili pason Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Ali Khamenei, dhe ka Forca të Armatosura të forta dhe të fuqishme," tha të martën Gjeneral Major, Muhamed Bakeri. Një konfrontim i tillë, shtoi ai, thjesht do t'u sillte armiqve viktima të mëdha dhe poshtërim. Ai theksoi, sidoqoftë, se fuqia mbrojtëse e Iranit do të parandalojë që armiku të sulmojë Republikën Islamike, duke shtuar se është falë kësaj fuqie që Irani po shijon sot sigurinë. Komandanti i lartë iranian tha se Forcat e Armatosura të Republikës Islamike kanë dëshmuar gjatë 40 viteve të fundit se ata nuk kanë qëllim të kryejnë ndonjë veprim agresioni kundër vendeve të tjera dhe nuk kanë asnjë ambicie ndaj burimeve dhe territoreve të fqinjëve, por ata do të qëndrojnë të vendosur kundër çdo agresioni.

 

Tags

Komente